Një ditë pas operacionit të AMP-së “Basti i Fundit”, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të efektivit të Policisë së Shtetit, Lutfi Dervishi.
Efektivi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë në Komunitet për zonën e Fushë-Krujës, ishte arrestuar nën dyshimet për “Shpërdorim detyre” dhe “Organizim ose ushtrim të veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Sipas InfoNews Albania, Prokuroria ka vlerësuar se arrestimi i tij ishte i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.



