KRUJË- Muzetë e Krujë kanë njohur fluks të lartë vizitorësh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë, mbi 2100 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë muzetë e qytetit gjatë kësaj dite.
Rreth 1700 vizitorë janë mirëpritur në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa mbi 400 të tjerë kanë vizituar Muzeun Etnografik të Krujës.
Interesi i lartë i vizitorëve konfirmon edhe një herë rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Krujës si një nga destinacionet më të rëndësishme muzeale dhe turistike në Shqipëri.



