KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 50-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Double”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Bashkim Alla, 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."