KRUJË- Në Krujë u zhvillua edicioni i parë i “Kruja Dance Fest”, një aktivitet artistik që mblodhi 11 grupe kërcimi nga e gjithë Shqipëria.
Festivali solli në skenë një ndërthurje zhanresh, nga folklori tradicional te baleti dhe kërcimi kontemporan, duke krijuar një atmosferë të larmishme artistike për publikun. Aktiviteti u organizua në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku”, ndërsa nisi me një paradë në zonën historike të qytetit.
Ideja dhe realizimi i këtij eventi mbajnë autorësinë e Elis Hysa dhe Elda Mamoçi, ndërsa moderimi u bë nga Silvana Bardhi Neqallari.



