KRUJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një vizitë në Krujë në kuadër të përkujtimit të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, ku kreu homazhe pranë monumentit të heroit kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e shfrytëzoi aktivitetin edhe për sulme politike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke adresuar kritika për situatën politike dhe ekonomike në vend.
Vizita u shoqërua nga një numër i kufizuar mbështetësish, çka ka sjellë komente dhe diskutime në opinionin publik, veçanërisht për faktin se Kruja njihet tradicionalisht si një zonë me mbështetje të fortë për Partinë Demokratike.



