Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e propozuar nga SHBA dhe Shqipëria.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter, e cila thotë se Rusia përsëri u izolua dhe bota nuk do të heshtë.
Olta Xhaçka: Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria & SHBA.
Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të #OKB-së.
Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë. #WeStandwithUkraine
Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend.
Po gjatë ditës së sotme në një deklaratë ku u prezantuan sanksionet ndaj Rusisë, Xhaçka u shpreh se Shqipëria, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."