KRUJË- Furnizimi me ujë vijon të mbetet një nga problemet më shqetësuese për banorët e Krujë. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Ujit, Kruja renditet ndër bashkitë me furnizimin më të kufizuar, ku qytetarët kanë vetëm rreth 6 orë ujë në ditë.
Të dhënat tregojnë se, pavarësisht investimeve të kryera ndër vite në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi i pandërprerë me ujë vazhdon të mos garantohet për shumë familje në zonë.
Problemet me mungesën e ujit janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët, sidomos gjatë sezonit të verës, kur konsumi rritet dhe furnizimi bëhet edhe më i vështirë.
Ndërkohë, ekspertët e sektorit theksojnë se sfidat lidhen jo vetëm me infrastrukturën, por edhe me humbjet në rrjet dhe mosmenaxhimin efikas të burimeve ujore.



