KRUJË- “Paketa e Maleve”, iniciativa e prezantuar si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave malore përmes investimeve në bujqësi dhe agroturizëm, po shoqërohet edhe me debate dhe pikëpyetje në lidhje me mënyrën e zbatimit të saj.
Në një deklaratë publike, Milva Ikonomi dhe Yllka Sheta Kukalaj bënë të ditur se mbi 150 qytetarë kanë shprehur interes për këtë nismë në Bashkinë e Krujë, ku projekti shtrihet në mbi 15 mijë hektarë në zonat Bubq, Barkanesh, Halil, Brret dhe Cudhi.
Megjithatë, mungesa e një plani të detajuar publik mbi mënyrën se si do të operohet me tokat ekzistuese dhe me pronarët aktualë ka ngritur shqetësime dhe dyshime në opinionin publik. Një pjesë e kritikëve druhen se favorizimi i investitorëve të mëdhenj mund të lërë në hije pronarët e vegjël dhe fermerët lokalë, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në këto zona.



