Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar operacionin e koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive në zonën e “Tregut Fshatar”, pranë Fushë-Krujë.
Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit, AMP sekuestroi katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive të paligjshme.
Po ashtu, në ambientet e bar-kafesë u gjetën dhe u sekuestruan 15 doza lënde të dyshuar narkotike, me peshë totale 6.45 gramë.
Materialet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.



