KRUJË- Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.
Në pranga ka rënë Riza Miri, i cili dyshohet se plagosi me thikë një 22-vjeçar pas një konflikti. Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe thikën e dyshuar të përdorur në ngjarje.
22-vjeçari i plagosur u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.



