Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, një debat mes disa të rinjve ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku është plagosur shtetasi me iniciale M.K., banues në Fushë-Krujë.
I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.



