KRUJË- Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60 ditë ndaj Elez Hysës nga Krujë, i dyshuar për përfshirje në grabitjen e një argjendarie në Kamëz.
Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se ka bashkëpunuar me një person tjetër në grabitjen e bizhuterive në argjendari.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë ende në vijim për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rolin e secilit person të përfshirë.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i dyshuar në këtë ngjarje vijon të jetë në kërkim nga policia.



