NIKËL – Një konflikt i çastit i regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Nikël ka përfunduar me dy persona të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie, ku gjatë një sherri dyshohet se Ardjan Xheka dhe Gazmir Xheka kanë goditur me mjet prerës dy vëllezërit Ronaldo Caca dhe Halil Caca.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i konfliktit dhe janë shpallur në kërkim. Forca të shumta policie po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe në rrugët përreth për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



