FUSHË-KRUJË- Një qytetare nga lagjja “Kastrioti” në Fushë-Krujë denoncon për JOQ se banesa e saj po goditet vazhdimisht me gurë nga persona të paidentifikuar, duke shkaktuar dëme dhe rrezik për jetën e saj dhe bashkëshortit.
Ajo shprehet se ka kontaktuar disa herë policinë dhe ka bërë denoncim, por pa marrë zgjidhje konkrete. Sipas saj, gurët kanë depërtuar edhe brenda në banesë, duke dëmtuar tavanin dhe duke krijuar një situatë të vazhdueshme frike.
Qytetarja apelon për ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar sigurinë dhe për të zbuluar autorët.
