KRUJË– Kruja vijon të mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për turistët e huaj. Gjatë muajit prill, mbi 1000 turistë austriakë kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Ky numër tregon interesin në rritje të vizitorëve europianë për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e Krujës. Muzeu i Skënderbeut, Kalaja dhe Pazari i Vjetër mbeten ndër pikat kryesore që tërheqin turistët në qytet.
