KRUJË- Janë publikuar pamjet e flakëve që kanë përfshirë zonën e Krastës në Krujë.
Në pamjet e publikuara nga dega e PD-së në Krujë, shihet qartë që flakët po përparojnë me shpejtësi.
Kjo nuk është hera e parë që Krasta përfshihet nga flakët. Vetëm disa ditë më parë u dogjën rreth 70 hektarë tokë, ndërkohë që Policia nuk ka shoqëruar apo arrestuar askënd.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

