
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës për dhunë në familje.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale E. N., 29-vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."