
KRUJË- Është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme Krasta në Krujë.
Flakët po përparojnë në mënyrë të shpejtë, ndërkohë që ska pasur ende asnjë reagim nga autoritetet.
Vetëm pak ditë më parë, po në të njëjtën zonë, u dogjën rreth 70 hektarë sipërfaqe.
Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental. Policia e Krujës nuk ka bërë ende asnjë lëvizje për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e kësaj masakre mjedisore.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."