Sali Berisha
KRUJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë triumfator nga votimet e djeshme për kryetarin e Partisë Demokratike, përballë kundërshtarit të tij Ibsen Elezi.
Nga numërimi i votimeve, rezultoi që Berisha kishte siguruar 40 820 vota ose 93.45% nga totali, ndërsa Elezi 2 532 vota ose 5.8% nga totali i tyre. Mes fletëve të votimin ka pasur edhe një numër të madh prej 328 votash, të cilat kanë rezultuar të pavlefshme.
Po ashtu, janë zbuluar edhe numrat e votuesve që morën pjesë në Krujë dhe Thumanë. Sipas informacioneve, në degën e krujës, 327 kanë zgjedhur për kryetar ish-kryeministrin Berisha, ndërsa 8 të tjerë ish-kreun e PD-së në Kukës, Elezin. Ndërsa në Thumanë, 196 për Berishën dhe 6 për Elezin. Nga numërimi i votave ka rezultuar se vetëm një votë është e pavlefshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

