TIRANË– Kruja.info, pjesë e Zogu Group, ka konkurruar në edicionin e katërt të Start-Up City, festivali i ideve kushtuar nxënësve dhe studentëve, ku morën pjesë 62 ide biznesi.
Nga 14 idetë që janë përzgjedhur për të kaluar në fazën finale është edhe Kruja.info. Eventi përmbyllës do të organizohet më 27 maj, duke shpërblyer idenë fituese me një çmim prej 2500 euro. Pjesë e eventit do të jenë edhe z. Arjan Çukaj, President i Universitetit Metropolitan Tirana, znj. Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Edona Bilali, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes, z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, etj.
Projektet që kalojnë në fazën përfundimtare janë:
- Zogu Group
- AlbWork
- Biodiesel
- Student Life
- Miscellaneous8
- Dasnja’s Raspberries
- Dentists IM
- Infoinvest
- Tirana RoboTech
- The Automatic Drawers system
- 3R
- Zheklik
- Ray of Self
- Smart Parking Tirana
Start-up City është kthyer në një ngjarje tradicionale për fuqizimin dhe aplikimin e ideve të biznesit nga nxënësit dhe studentët, si një organizatë e përbashkët e Universitetit Metropolitan të Tiranës, Inkubatorit Metropolitan dhe Fakultetit të Ekonomisë dhe Universitetit të Tiranës.
Përveç çmimit të madh prej 2500 eurosh, çmime janë rezervuar edhe për idenë e dytë më të mirë e cila shpërblehet me 1000 euro dhe për idenë e tretë me ofrimin e mentorimit dhe inkubacionit në Inkubatorin Metropolitan. Gjithashtu për fituesin e çmimit “Sipërmarrësi Individual” ofrohet një bursë e plotë në Universitetin Metropolitan të Tiranës. Fitues do të ketë edhe në kategoritë “Best Pitch” dhe “Best Gruaja Sipërmarrëse”.
Ky edicion zhvillohet nën kujdesin e World Business Angels Forum Albania, i cili hap dyert për një gamë të gjerë mundësish shumëpalëshe për bizneset e reja shqiptare për t’u angazhuar me tregjet globale dhe investitorët e huaj.
Partnerët zyrtarë të Start-Up City 4 janë EU for Innovation, GIZ Albania, TUMO Tirana, Business Magazine dhe Albania Tech.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."