
TIRANË– Ditën e nesërme do të nisë faza e dytë e regjistrimeve në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar njoftimin, ndërsa shkruan se kjo fazë do të zgjasë deri më 25 gusht.
Kushi u bën thirrje prindërve që nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijët të shfrytëzojnë këtë fazë, ndërsa shton se për prindërit që do të kenë nevojë për mbështetje në përdorimin e portalit e-Albania do të ketë stafe të dedikuara ndihmëse në çdo shkollë.
“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht. Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese!”, shkruan ministrja.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."