
Ambjentet e brendshme të burgut të Zaharisë në Krujë. Pamjet arkivë.
TIRANË– 2 burgje të tjera, ai i Tropojës dhe i Sarandës janë mbyllur përfundimisht në kuadër të reformës në burgje.
13 të dënuarit që ndodheshin në burgun e Tropojës, janë transferuar në Reç të Shkodrës. Ndërsa 15 të burgosurit e burgut të Sarandës janë trasnferuar në Vlorë.
Transferimi i të burgosurve është bërë nga policia e burgjeve dhe ajo e rendit dhe ka përfunduar pa asnjë incident ndërsa në fillim javë do të transferohen edhe të paraburgosurit ku të Tropojës kalojnë në Kukës dhe të Sarandës në Bënçë të Tepelenës.
Dy burgjet e tjera që do të mbyllen përfundimisht janë i Vaqarrit dhe burgu i Zaharisë në Krujë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."