DURRËS– Policia Rrugore e Durrësit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 2 të tjerët për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 71 leje drejtimi, nga të cilat 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 62 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1466 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 281 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 56 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 172 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 62 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 9 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 234 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 6 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 16 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 630 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

