
KRUJË– Kastriot Mesi, 59-vjeçari nga Kruja, ka kërkuar ndihmë pranë redaksisë së Kruja.info.
59-vjeçari, banesa e të cilit ndodhet në lagjen numër 1 të Krujës, na tha se atë ja shkatërroi tërmeti dhe një zjarr që ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Kastritoi, i cili është vetë i gjashti në shtëpi ka bërë të ditur për Kruja.info se është në gjendje të keqe shëndetësore dhe nuk dëshiron që ti lërë fëmijët pa shtëpi.
Ai tha se momentalisht është me qira dhe nuk ka mundësi që të përballojë shpenzimet mujore që ka si familje. Kastrioti u shpreh se tërmeti i 26 nëntorit 2019 i shkaktoi dëme të shumta në banesë, ndërsa një zjarr i rënë si pasojë e një shkëndije elektrike i shkrumboi çdo gjë.
Ai kërkon një banesë që të mos lër fëmijët pa shtëpi pasi i friket sëmundjes që ka e cila çdo ditë e më shumë i rrezikon jetën. 59-vjeçari thot që zjarri i ka shkrumbuar gjithçka dhe nuk ka më fuqi ta rregullojë.
Kushdo që ka mundësi të kontribuojë për këtë familje është i lutur që të kontaktojë në numrin e WhtasApp-it (+355682998789).
Ndiqni videon duke (KLIKUAR KËTU)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."