
KRUJË– Është inauguaruar ditën e djeshme shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Gjergj Kastrioti” në Bilaj të Krujës.
Ky investim u bë nga programi i Bashkimit Europian EU4Schools, teksa e pranishme ishte edhe Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, Mirjana Spoljaric Egger.
Kjo shkollë do të mirëpresë 110 nxënës, 37 fëmijë të kopshtit dhe 13 mësues dhe është rindërtuar nga e para sipas standardeve më të larta evropiane.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."