KRUJË– Ka përfunduar rindërtimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Iliria” në Fushë-Krujë.
Kjo shkollë frekuesntohet nga 156 nxënës dhe 14 mësues, të cilët prej shtatorit do të kenë një shkollë të rindërtuar.
Ky objekt arsimor është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, 2019.
Kryebashkiaku Artur Bushi, theksoi në një reagim në rrjetin social “Facebook”, se “Nxënësit, këtë vit të ri shkollor, do të mësojnë në mjedise bashkëkohore dhe dinjitoze, me fusha sportive të brendshme dhe të jashtme, të aksesueshme për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, si edhe me hapësira të posaçme për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike”.









"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

