
Pamjet nga vendi i aksidentit.
KRUJË– Një aksident i trefishtë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, në dalje të autostradës në drejtim të Tiranës.
Në mesin e tre mjeteve të aksidentuara është edhe një makinë që po merrte një nuse. Ende nuk ka pasur një reagim nga Policia, por dyshohet se nga përplasja ka persona të plagosur.
Siç duket edhe në foto në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të Policisë Rrugore.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."