KS Kastrioti. Foto arkivë.
KRUJË– Para pak castesh u zhvilluan ndeshjet e para për turin e parë të kupës së Shqipërisë.
Skuadra e Kastriotit u ndesh ne stadiumin e qytetit të Fushë Krujës, përballë Vorës së kategorisë së dytë.
Ndeshja mes tyre përfundoi me rezulatin minimal 1-0, në favor të besuarve të Emiljano Celës.
Goli i vetëm për skuadrën krutane u shënua nga sulmuesi Spartak Ajazi në minutën e 54, falë një goditje perfekte jashtë zonës. Në përgjithësi ndeshja u komandua nga fillimi deri në fund nga skuadra vendase.
Me gjithë volumin e krijuar, vendasit nuk mundën të shënojnë gola të tjerë. Ashtu sic njoftuam një ditë më parë, trajneri Cela, në ndeshjen e sotme, preferoi të aktivizojë futbollstë të stolit.
Duke folur eskluzivisht per Kruja.info, numri një i pankinës krutane u shpreh me nota pozitive paraqitjen e skuadrës ndaj vorakëve.
“Në ndeshjen ndaj Vorës, preferuam të aktivizojmë formacionin e dytë. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar. Futbollstët e justifikuan besimin e dhënë nga ana ime. Krijuan jo vetëm volum loje por dhe raste të shumta për shënim. Ky është tregues se futbollstët kanë dëshirë dhe ambicje për të ecur përpara. Dihet se vëmendja jonë është përqëndruar te ndeshja e rradhës në kampionat ndaj Egnatias në Rrogozhinë, një rivale e drejtpërdrejt për mbijetesë”,- shprehet mes të tjerash trajneri krutanë, Emiljano Cela.
Ndërkohe që sot pasdite janë zhvillar dhe ndeshjet e tjera për turin e parë të kupës së Shqipërisë
Rezultatet:
Kastrioti – Vora 1-0
Besa – KOrabi 1-1
DEvolli – Laci 0-2
Flamurtari – Vllaznia 2-1
Laberia – Kukësi 0-3
Luzi – Teuta 0-0
Maliqi – Skënderbeu 1-5
Pogradeci – Bylis 0-3
Turbina- Erzeni 1-2
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

