
Pavarësisht se skuadra e Iirisë e ka siguruar qëndrimin në kategorine e dytë, sfidën përmbyllëse të kampionatit, që do ta zhvilloj sot ndaj Bulqizës, kërkon ta mbyll me fitore.
Në një prononcim dhënë “Kruja.info”, trajneri i njohur Fatmir Sala, pohon se skuadra në ndeshjen ndaj Bulqizës do të jetë e plotë dhe është një motiv më tepër për ta mbyllur me fitore.
“Pavarësisht se e kemi siguruar qëndrimin në kategorinë e dytë, në ndeshjen e sotme skuadra do të hyjë në fushën e lojës për të marrë fitoren” shprehet mes të tjerash, trajneri fushë krujas.
Aktualisht një javë para përfundimit të kampionatit të kategorisë së dytë, skuadra fushë krujase është e shtata në rënditje me 20 pikëm me pikë të barabarta me Murlanin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."