
FUSHË-KRUJË– Iliria ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, si ekipi kampion në Grupin A të Kategorisë së Dytë.
Skuadra nga Fushë Kruja i bashkohet Luftëtarit, që një ditë më parë siguroi gjithashtu ngjitjen, si kryesues nga Grupi B.
Iliria siguroi vendin e parë në Grupin A vetëm në javën e fundit, pas fitores 4-0 ndaj Adriatikut 2012.
AF Luftëtari dhe Iliria do të përballen në një ndeshje direkte për të përcaktuar kampionen e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë.
Pas përfundimit të sfidës Adriatiku 2012–Iliria, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A.
Kupa iu dorëzua skuadrës së Ilirisë nga Kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti, ndërsa më pas shpërtheu festa.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."