
Tjetër hap fals për skuadrën e Ilirisë. Këtë herë fushë krujasit nuk shkuan më shumë se barazimi ndaj Murlanit rival.
“Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim, për vetë pozitat që kemi realisht në renditje, që për fatin e keq nuk arritëm ta realizonim dot. E kjo erdhi si rezultat e vetëkënaqsisë që futbollistët kishin pas avantazhit 3-1, deri në minutën 80. Më pas ata dolën jashtë detyrave taktike ç’ka solli dhe barazimin aspak të dëshiruar nga ne. Futbolli luhet deri në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit dhe kjo është pa falshme për ne” shprehet për Kruja.info, trajneri fushë krujas, Fatmir Sala.
Këtë javë Iliria do të ketë një transfertë të vështirë, përballë Shënkollit dhe një javë më pas kalendari mbyllet me Bulqizën në Fushë Krujë, trajneri fushë krujas, kërkon nga skuadra e tij përqëndrimin e duhur dhe realizimin e objektivit qëndrimin pa ndeshje shtesë në kategorinë e dytë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."