Klodjan Keqi.
KRUJË– Policia ka arrestuar gjatë mesnatës, Klodjan Keqin, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në fshatin Zgërdhesh të Krujsë.
Keqi ka rënë në prangat e policisë në Konispol, ndërsa mësohet se po tentonte të arratisej drejt Greqisë. Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete. Policia vijon kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Një sherr për prerjen e druve, mes Luan Hushit dhe Klodian Keqi, ka çuar deri në përdorimin e armës nga ky i fundit. Pa debatit mes tyre, dyshohet se Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Hushin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kush është Klodian Keqi?
Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

