
Foto ilustruese. (Arkiv)
DURRËS– Një 29-vjeçare në Durrës është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete.
Policia njofton se në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur pa shenja jete, shtetasja S. H., 29-vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."