TIRANË– Partia Socialiste ka njoftuar ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor se do të padisë në SPAK Jorida Tabakun.
Përfaqësuesit e socialistëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, e kanë kallëzuar Tabakun pas takimit të Tabakut me kreun e SPAK, Arben Kraja.
“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK për Tabakun. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.” tha Ermonela Felaj.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

