
TIRANË– Dy ministra dhe dy kryebashkiakë do të dëshmojnë ditën e sotme në Komisionin Hetimor për aferën e inceratorëve.
Në orën 10.30 pritet te nisë Komisioni Hetimor kur është thirrur për të dëshmuar administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra.
Kujtojmë se zonja Kodra nuk është paraqitur në tre thirrje të Komisionit. Ligji parashikon shoqërim me forcë nga Policia e Shtetit e personave që refuzojnë dëshminë në Komisionin Hetimor.
Ndërkohë në orën 13.00 janë thirrur të dëshmojnë:
1. Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
2. Shkëlqim Cani – Ish- Ministër i Financave.
3. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
4. Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
5. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Kujtojmë se tre ditë më parë ishte SPAK që mari në pyetje si dëshmitar edhe kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kuvendi dhe SPAK po hetojnë njëkohësisht për dyshimet mbi aferën korruptive të incineratorëve, fondet për të cilat shkojnë deri në afro 430 milionë euro.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."