
TIRANË– Eglantina Gjermeni është emëruar ambasadore e Shqipërisë në Misionin e OSBE në Vjenë. Presidenti Meta ka dekretuar sot emërimin e zonjës Gjermeni:
“Eglantina Gjermeni është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të republikës së Shqipërisë, pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë”, thuhet në dekret.
Ish-ministrja Eglantina Gjermeni, njëherësh ish-deputete e PS-së, u propozua nga kryeministri Rama për postin e ambasadores në misionin e OSBE-së në Vjenë, disa ditë më parë. Gjermeni nuk pranoi të kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke hequr dorë nga politika. Ish-deputetja ka mbajtur postin e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."