Lulzim Basha. Foto arkivë.
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 6 marsit.
Basha u shpreh se është në pritje të vendimit final, ndërkohë që procesin e quajti anormal. Basha tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga modeli i zgjedhjeve të 25 prillit dhe se abuzimet janë shtuar.
“Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund, e kam bërë të qartë që 6 marsi ishte anormali e një anormaliste, ishin zgjidhjet moniste të qershorit, që 4 kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale, në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore”, tha Basha.
“Një pjesë e fajita për mospjesëmarrje në zgjedhje i takon opozotës. Duhet të shkëputemi plotësisht nga e shkluara dhe t’i dëgjojmë dhe përfaqësojmë njerëzit”, vijoi Basha.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

