
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme numërimi i votave në 6 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 6 marsit.
Partia Socialiste ka korrur fitoren e parë në zgjedhjet, ku ka rrëmbyer Vorën me kandidatin Blerim Shera, Rrogozhinën me Edison Memolla dhe Lushnjen me Eriselda Sefën.
Në Vorë, Shera kryesoi me 7530 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana me 2589 vota dhe atë të Partisë Demokratike, Ymer Marku që mori vetëm 687 vota. Shera zëvendëson Agim Kajmakun që mori drejtimin e Bashkisë Vorë në vitin 2019, në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ndërsa Memolla ka marrë 5401 vota. Vendin e dytë e ka marrë Ferdinand Saraçi, kandidat i Partisë Demokratike, i cili ka marrë 21.8% të votave, ndërsa i fundit ka dalë Hekuran Xhani nga “Shtëpia e Lirisë”, i cili mori 17.8% të votave. Zgjedhjet në këtë Bashki u zhvilluan pasi Haxhi Memolla, i ati i Edisonit, ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti.
Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.
Tashmë numërimi vijon në të tre bashkitë e tjera; Durrës, Dibër dhe Shkodër. Rezultatet e nxjerra nga kutitë e para nxjerrin sërish fituesese PS-në që ndiqet nga ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa Partia Demokratike e kryesuar nga Lulzim Basha, renditet e fundit.
Në tabelën e përditësuar nga KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm 30.29% e 654,538 qytetarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote. Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%.
Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve. 654,538 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin mundësinë tu drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar.
Procesi ka nisur që në orën 7 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme dhe në total kanë marrë pjesë vetëm 30.33% e tyre (afro 216 mijë qytetarë). 10,134 zgjedhës votuan për herë të parë, ndërsa 135 qytetarë nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Rrogozhinë- Numërohen 31 kuti
Edison Memolla i PS— 2326 vota.
Hekuran Xhani i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’—1007 vota
Ferdinand Saraçi i PD—1072 vota.
Lushnje- Numërohen 61 kuti
Eriselda Sefa e PS—7389 vota
Elton Bano i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”—4102 vota.
Indrit Sefa, i PD —1363 vota.
Shkodër- 71 kuti
Xhemal Bushati i PD— 2151 vota
Bardh Spahia i “Shtëpia e lirisë”— 6020 vota
Majlinda Angoni e PS— 5194 vota
Durrës- 60 kuti
Luan Hoti i PD—1528 vota
Ardian Muka i “Shtëpia e lirisë”—3215 vota
Emirjana Sako e PS—6910 vota
Jonid Nano e “Lëvizja e re”—
Dibër- 14 kuti
Luan Haka i PD—399 vota
Premtim Kryemadhi i “Shtëpia e lirisë”—550 vota
Rrahim Spahiu i PS—1946 vota
Dritan Torba- “Lëvizja e re”—0
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."