
DURRËS– Zyrtarisht është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Durrësit, ku fituese është shpallur Emirjana Sako e Partisë Socialiste.
Kandidatja e PS, Emirjana Sako, ka siguruar më së shumti vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, dhe ai i PD, Luan Hoti.
Emiriana Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."