Foto gjatë operacionit.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 69-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Kubikët”.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A. B., 69-vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Policia gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Abaze, Krujë, në një sipërfaqe toke në pronësi të 69-vjeçarit, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të vendosura në kubikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

