
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KORÇË– Një 28-vjeçar nuk i është bindur urdhërit të Policisë për ndaluar dhe gjatë ikjes është përplasur edhe me barrierat e rrugës.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë të shtetasit B. A., 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.
Forcat e Policisë janë venë në ndjekje të tij, pasi kishin dyshime se 28-vjeçari po transportonte kundrejt fitimit, emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.
Gjatë ndjekjes nga Policia, për shkak të shpejtësisë, në afërsi të fshatit Udënisht, shtetasi B. A., është përplasur me barrierën anësore të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."