
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË- Dy vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras.
Flakët po përpijnë çfarë t’u dalë përpara të favorizuar edhe nga era.
Momentalisht nuk rrezikohen banesa, por zjarri po avancon me shpejtësi.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga një e Kamzës dhe një nga Tirana.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."