Foto ilustruese.
KRUJË– Një 46-vjeçar ka goditur ditën e sotme bashkëfshatarin me kosore.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Krujë, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet të mprehtë (kosore), për motive të dobëta, shtetasin E. L.(K.), 39 vjeç, banues në Arrameras, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Policia e ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë me të cilin dyshohet se është goditur 39-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

