
TIRANË– Me moton ‘Shqipërisë i dalim zot’ dhe thirrjet ‘Rama ik’, opozita kërkoi sot dorëheqjen e Ramës, duke e akuzuar se ka shkatërruar Shqipërinë, ka varfëruar shqiptarët, po shpopullon vendin dhe së fundmi ka korruptuar edhe ndërkombëtarët siç është rasti sipas tyre i skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.
Ndryshe nga çfarë pritej, në shesh ishte një numër i paktë personash, të cilët dëgjuan fjalimet e aktorëve të ndryshëm pranë Rithemelimit dhe më pas u larguan, duke shkaktuar incidente të vogla.
Në protestë munguan thuajse tërësisht deputetët e palës tjetër ndërluftuese në Partinë Demokratike me vetëm Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin që ishin ‘përjashtimet nga rregulli’. Sipas burimeve për mediet, nga Kruja kanë qenë afërsisht 900 persona, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranë në mënyrë private dhe të paorganizuar.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."