
TIRANË– Në orën 12:00, Rithemelimi do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë.
Në këtë protestë, Berisha ka njoftuar se do të kërkohet dorëheqja si kryeministër e Edi Ramës, për shkak edhe të skandalit “McGonigal”.
Nën sloganin “Dorëheqja është detyrim”, Sali Berisha ka paralajmëruar se mijëra qytetarë do të mbushin bulevardin para Kryeministrisë.
Ndërkohë, ditën e djeshme policia publikoi planin e masave të hartuara për mbarvajtjen e protestës.
Që prej orës 10:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në këto rrugë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."