Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës pasi ka rrahur një efektiv policie.
Sipas Policisë, shtetasi i arrestuar është Endrit Hushi, 33-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ky shtetas u arrestua pasi ka kundërshtuar me forcë dhe i ka shkaktuar dëmtime, punonjësit të Policisë, shtetasit L. F.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

