
Makina e djegur. Pamjet Albeu.
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË – Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryqëzimin e Thumanës.
Në pamjet e publikuara nga ‘Albeu’, shikohet automjeti i cili është përfshirë nga flakët në pjesën e parme të tij. Bëhet e ditur se me këtë makinë ishin duke udhëtuar dy persona, të cilët kur kanë konstatuar flakët, kanë bërë përpjekje për shuarjen e tyre.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe grupi hetimor, që do të punojë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrirt.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka marr flakë një automjet në ecje në pronësi të shtetasit Sidrit Lamnica.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, bashkë me shërbimet e zjarrfikëses ku është bërë të mundur fikja e zjarrit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."