
KRUJË– Më 16 qershor të vitit 1478, 544 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës, u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."