Skip to content
Skip to content
May 4, 2026
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
Kruja.info

Kruja.info

  • Kreu
  • Kruje
    • Turizem
    • Shitje & Blerje
  • Shqiperia
    • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
  • Rajoni
  • Sport
  • Showbiz
  • Te tjera
    • Opinione
    • Teknologji
  • Home
  • Kruje
  • Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot
  • Kreu
  • Kruje

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot

Kruja.info April 24, 2026 1 min read

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, ku ka humbur jetë një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Maja, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita.

Si pasojë e përplasjes së fortë, pasagjerja Tereze Laska, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i “Passatit” Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu bëhet me dije se, nga aksidenti është lënduar edhe një grua e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga “Passat”-i dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër, por hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Tags: Aksident Policia Thumane

Post navigation

Previous Mbi 1000 turistë austriakë vizituan Muzeun e Skënderbeut gjatë prillit në Krujë
Next Shkarkohet Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës

Të tjera

Mesazhi i fortë i Drejtorit të Policisë për efektivët në Krujë
1 min read
  • Kreu
  • Kruje

Mesazhi i fortë i Drejtorit të Policisë për efektivët në Krujë

May 1, 2026
FOTO/ Përfundon rikostruksioni i Komisariatit të Policisë Krujë
1 min read
  • Kreu
  • Kruje

FOTO/ Përfundon rikostruksioni i Komisariatit të Policisë Krujë

April 30, 2026
Qytetarja në Fushë-Krujë denoncon: Banesa goditet me gurë prej muajsh
1 min read
  • Kreu
  • Kruje

Qytetarja në Fushë-Krujë denoncon: Banesa goditet me gurë prej muajsh

April 29, 2026

Reklama

 

Rreth nesh

Kruja.info është platforma lokale e lajmeve për Krujën dhe rrethinat, që informon publikun me zhvillimet më të fundit nga komuniteti, kultura dhe turizmi. Ajo promovon vlerat lokale dhe lidh qytetarët me zhvillimin e zonës, duke ndërtuar një komunitet më të informuar dhe aktiv.

Rreth Krujës

  • Pozita Gjeografike
  • Kultura
  • Sport
  • Transporti

Të tjera

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
© 2026 Kruja.info – Të gjitha të drejtat e rezervuara.
SQ