KRUJË– Kruja ofron vende të mrekullueshme për të vizituar dhe aplikon lloje të ndryshe të turizmit.
Sot kemi vendosur t’ju prezantojmë me zonën e quajtur “Maja e Rjepave”, në Njësinë Administrative Cudhi, fshati Shkretë.
Kjo zonë e mrekullueshme ndodhet vetëm 16 km larg qytetit të Krujës dhe ofron pamje të mrekullueshme.
Zona ndodhet në kufi me qarkun e Dibrës dhe ofron një pamje përrallore dhe emocion të jashtëzakonshëm.
Ky vend u promovua në kuadër të fushatës së nisur nga Kruja.info, “Një destinacion, një foto“.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

